Petrit Vasili: ONM e refuzon, ndërsa KPK e pranon qylin, a e beson kush këtë Veting?

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas denoncimit se anëtarët e KPK-së nën shoqërinë e ambasadores amerikane Juri Kim kanë zhvilluar një takim pune në një resort luksoz në Vlorë.

‘Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sponsorizohet nga një biznes privat për të bërë analizën 4 vjeçare të Vetingut në një ambient luksoz në Vlorë’, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

ONM e refuzon,ndersa KPK e pranon qylin, a e beson kush kete Veting??

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sponsorizohet nga nje bisnes privat per te bere Analizen 4 vjecare te Vetingut ne nje ambient luksoz ne Vlore.

Perfaqesuesit e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit e kane refuzuar nje sponsorim te tille: " si jo etik".

Jane harxhuar dhe harxhohen pa kursim miliona euro, dollare dhe miliarda leke per Vetingun.

Ndersa po ky Veting pranon nje sponsorizim privat duke rrenuar cdo etike e besueshmeri sepse pi vete u ka kerkuar edhe qindarkat gjyqtareve dhe i ka larguar nga detyra.

Cfare standarti do pranojne keta nderkombetaret e Tiranes: ate te ONM apo ate Vetingut qylaxhi??