Asnjë humbje jete nga COVID pas 6 muajsh/ Gafa e MSH, ngushëllon 'familjet e viktimave'
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 8,105 testime, kanë rezultuar me koronavirus 1,781 qytetarë, një shifër mjat e lartë (Dje u konfirmuan 1,648 qytetarë të infektuar).
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete, për herë të parë që nga muaji gusht 2021.
Por pavarësisht nga kjo, Ministria e Shëndetësisë ka bërë një lapsus, pasi në njoftimin e shpërndarë për mediat ka "ngushëlluar familjet e viktimave".
278 është numri i të shëruarve sot.
Në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar
Situata
Janë kryer 8,105 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,781 qytetarë, në këto bashki: 919 në Tiranë, 93 në Durrës, 68 në Shkodër, 60 në Fier, 59 në Vlorë, 55 në Gjirokastër, 41 në Lushnje, 34 në Berat, 32 në Sarandë, 29 në Lezhë, 25 në Mat, 26 në Kamëz, 70 në Elbasan, 17 në Mallakastër, Korçë, Pogradec, 14 në Skrapar, 13 në Krujë, Kavajë, Patos, Divjakë, 11 në Peqin, 10 në Vorë, Gramsh, Librazhd, 9 në Tepelenë, 8 në Përmet, Kolonjë, Dimal, 7 në Kurbin, 6 në Tropojë, Kuçovë, 5 në Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, 4 në Pukë, Shijak, Delvinë, Konispol, 3 në Fushë Arrëz, Devoll, Belsh, 2 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Mirditë, Klos, Rroskovec, Selenicë, Dropull, Këlcyrë, 1 në Dibër, Cërrik.
Janë 10,789 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 278 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,664 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (07 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1,781
Të shëruar në 24 orë 278
Të shtruar në spitale 111
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 8,105
Testime totale 1,516,613
Raste pozitive 216,686
Raste të shëruara 202,664
Raste Aktive 10,789
Humbje jete 3,233
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,155
Fier 1009
Durrës 914
Elbasan 757
Shkodër 690
Vlorë 688
Berat 380
Gjirokastër 392
Lezhë 308
Korçë 261
Dibër 145
Kukës 90