Harxhi: 8 janari është festë dhe protestë! Demokratët do marrin 'shtëpinë e tyre të lirisë'

E ftuar në SYRI TV me moderatorin Bledi Marku, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit Edith Harxhi ka folur mbi protestën e 8 janarit e cila do zhvillohet para selisë së PD me dyer të blinduara.

Harxhi ka theksuar se ‘nesër është edhe protestë edhe ditë feste pasi demokratët po përgatiten të marin dhe të futen në ndërtesën e tyre në ‘shtëpinë e lirisë’.

Gjithashtu zonja Harxhi ka shpjeguar edhe mos njohjen e kuvendit dhe referendumit nga ana e Bashës, ku sipas saj arsyeja kryesore është se ai ka qënë peng prej vitesh.

Harxhi: Nesër është edhe protestë edhe ditë feste pasi demokratët po përgatiten të marin dhe të futen në ndërtesën e tyre në ‘shtëpinë e lirisë’. Të gjithë ata demokratë që me votën e tyre në datë 18 dhjetor votuan në një referendum për të shkarkuar Lulzim Bashën si kryetar të PD dhe në datë 11 dhjetor votuan ndryshimet statusore, ku mes tyre shumë të rëndësishme ishin si kthimin e të drejtës për referendum dhe ndryshimet statutore për largimin e kryetarit të partisë në rast të humbjes së zgjedhjeve, si dhe primaret që janë shumë të rëndësishme në reformimin e partisë. Nesër do jetë një ditë ku demokratët do futen në shtëpinë e lirisë dhe do vijojnë me reformimin e partisë.

Një grup prej nesh i ka kërkuar ndryshimet statutore prej shumë vitesh në PD dhe Basha asnjëherë nuk e ka pranuar se ka pasur kritikë brenda partisë, nuk ka pranuar asnjë nga alternativat për ndryshimet statutore dhe nuk më çudit fakti që nuk e pranon edhe këtë radhë për arsye të shumta por kryesorja se është prej vitesh peng dhe duke qënë peng do vijojë me të gjitha mënyrat të mohojë çdo lloj alternative debati brenda PD-së, ku janë edhe ndryshimet statutore apo votën e demokratëve në 18 dhjetor. Është mëse normale të kuptosh që Basha ka paranojën e tij prej disa vitesh me shumë çështje që kanë të bëjnë me reformimin e partisë deri në largimin e tij nga PD kur është i padëshiruar ashtu siç është edhe ai.