Ambasada e SHBA: Protesta nesër e madhe, qytetarët amerikanë të ndjekin mediat lokale për kujdes

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim për qytetarët e saj, lidhur me protestën e nesërme kombëtare të demokratëve. 

Në njoftimin e publikuar nga ambasada, thuhet se protesta do të jetë e madhe. 

Mesazhi u drejtohet ndaj shtetasve amerikanë të cilëve u kërkohet që të shmnagin çdo tubim apo grumbullim të madh në qytet. 

Gjithashtu, ambasada njofton shtetasit e saj që të informohen nga mediat loale si dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

MESAZHI
Mesazh për qytetarët amerikanë: Protesta e planifikuar më 8 janar 2022

Vendndodhja: Tiranë: Selia e Partisë Demokratike

Data/Ora: E shtunë, 8 janar 2022, duke filluar nga ora 12:00

Qytetarët amerikanë njoftohen se një grup ka bërë thirrje për protestë në selinë e Partisë Demokratike.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet.

Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit.

Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Veprimet që duhet të bëni:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të informuar për vendin ku ndodheni.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.