Luli Basha: Amerika dhe unë po bashkëpunojmë për të rrëzuar Edi Ramën

Në qarqet mediatike dhe politike ekziston një barsoletë për Lulzim Bashën. Sa herë ai thotë diçka, duhet të supozosh se do ndodhë e kundërta.

Edhe sot në mbrëmje ai vazhdoi të gajasë opinionin publik kur tha se bashkë me Amerikën janë të vendosur për të rrëzuar Edi Ramën.

"Të dashur demokrate dhe demokratë,

Që nga shtatori i vitit të kaluar kur nisi sesioni i ri parlamentar, Partia Demokratike, në marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe BE, ka përcaktuar axhendën e politikës në vend dhe po udhëheq me nismat dhe aksionin e saj finalizimin e luftës sonë të gjatë, pa kompromis e plot sakrifica, për të shembur rregjimin e Edi Ramës, i cilësuar botërisht si më  korruptuari e më i kriminalizuari në rajon," tha Basha.

Nuk është për të qeshur në fakt, por për të vënë kujën.

Kur e paskan shpallur amerikanët se duan të rrëzojnë Edi Ramën? Kur u prish marrëveshja e 5 qershorit, e cila ishte gatuar në tokë amerikane? Kur pranuan që Rama të përdhunojë i vetëm Kushtetutën? Kur Rama bleu zgjedhjet në mënyrë flagrante? Kur ngriti shtetin autokratik me patronazhistët? Kur mbajti pranë vetes të gjithë të korruptuarit? Kur e mori mandatin e tretë me përshëndetjen amerikane akoma pa u mbyllur votimi?

Në cilin realitet politik jeton Basha?