‘Një lider nuk fshihet’/ Këlliçi-demokratëve: Selia e PD është shtëpia juaj. Hyni pa trokitur

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka sulmuar Lulzim Bashën, për mënyrën se si po fshihet dhe izolohet nga demokratët, duke fortifikuar selinë me dyer të blinduara.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka theksuar se pas datës 8 janar ‘Shtëpia e Lirisë do t'i ketë gjithnjë dyert hapur për demokratët’, duke i udhëzuar ata të hyjnë pa trokitur pasi selia është shtëpia e tyre.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Një lider nuk fshihet, nuk izolohet. Izolimi nuk ka të ardhme.

Shtëpia e Lirisë do t'i ketë gjithnjë dyert hapur për demokratët. Selia është shtëpia juaj. Hyni pa trokitur.