Xhoni zgjedh Anxhin në një kërcim romantik, Sellma ndihet e fyer: ’Ndjeva mungesë respekti’

 Në spektaktin e të hënës, një kërcim romantik i ndodhur mes Anxhit dhe Xhonit është komentuar gjatë në “Love Story Talk”, gjatë ditës së sotme.

Sellma, e cila ishte e zgjedhura e Xhonit në takimin romantik të javës është shprehur se ai ka treguar mungesë resekti ndaj saj me gjestin e bërë.

Sipas Sellmës, Xhoni kishte dalë në takim më të, por vallëzoi me Anxhin.

Po, nga ana tjetër Xhoni është shprehur se kërcimi nuk është asgjë, pasi dhe nëse do të ishte në dasmë mund ta linte gruan në tavolinë dhe të kërcente me të tjera.

Sellma: Jo se mori Anxhin, por mu duk tek pjesa e respektit, mu duk pa respekt. Unë dua që djalin që kam përball, djalin që unë dal të ketë respekt.

Xhoni: Po i rash në qafë, më vjen keq. Po unë mund të kem grua të jem në një dasmë dhe të kërcej me tjetrën. Është një gjë shumë e thjeshtë.

Eni Shehu: Çfarë të bëri që zgjodhe Anxhin, kishe qejf që të qëndrojë pranë saj.

Xhoni: Kisha qejf të kërceja, në atë moment, pash Anxhin dhe shkova e mora. Nuk është një gjë kundër Sellmës apo vajzave të tjera.

Sellma: "Unë e mora si mungesë respekti. Nuk jam xheloze në këtë pjesë, pasi nuk e llogaris tek kjo pjesë, jo se jam mendjemadhe, por kam shumë vetëbesim. Tek pjesa e Xhonit unë e thash ashtu e ka rolin, ashtu luan."