EMRI/ Aksidentohet me mjet bujqësor 60-vjeçari, transportohet në spital në gjendje të rëndë
Një aksident me një të plagosur rëndë ka ndodhur në fshatin Bregas të Bashkisë së Maliqit.
Sipas njoftimit të policisë, 60-vjeçari Ramadan Elmazi, banor i këtij fshati, në momentin e aksidentit ka qenë duke lëvizur në rrugën kryesore të fshatit me një mjet bujqësor me rimorkio ngarkuar me pleh organik.
Nga burimet e ekspertëve, pjerrësia e madhe e rrugës së fshatit rrëzë Malit të Thatë duket se është bërë shkak i këtij aksidenti. I plagosuri ndodhet ne gjendje te rëndë në spitalin e Korçës.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit, por edhe nëse 60-vjeçari ka qenë i pajisur me leje drejtimi dhe nësë mjeti bujqësor i është ushtruar kontrolli teknik.