", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/January/07/auto_-640-0-615c7776d749a1641568929.png", "width": 900, "height": 322 } }

Çfarë ndodhi? Banorët e rinj shkaktojnë pakënaqësi brenda shtëpisë ‘BBV’

Gjatë spektaklit të javës së kaluar, brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ u bënë pjesë pesë banorë të rinj.

Bëhet fjalë për moderatoren Egzona Rafuna, e cila prej vitesh punon në Radio Televizionin e Kosovës, koreografin e njohur Tan Brama, Elton Merja,balerin dhe koreograf,këngëtaren e njohur Xheisara si dhe tenisti Arbër Sulstarova.

Por, duket se gjatë ditëve të para banorët e tjerë të shtëpisë kanë shfaqur pakënaqësi ndaj tyre.

Sot gjatë orarit të drekës Dj Dagz, Einxhel dhe Monika kanë qenë të ulur jashtë në oborr duke diskutuar. Një nga temat që është prekur ka qenë hyrja e banorëve të rinj.

Einxhel është shprehur duke thënë: “Këta banorët e rinj si shumë ankesa kanë. Edhe për dritat u ankuan?”.

Monika: “Ata janë akoma si Liza në botën e çudirave, prit sa të kalojë java e parë”.

Biseda ka vazhduar dhe me mendimin e Dj Dagz i cili ka thënë se duke qëndruar 100 ditë këtu brenda nuk do të kemi nerva të bisedojmë për këtë gjë.

Megjithatë, nga ana tjetër dy vajzat, Egzona dhe Xheisara shihen më të afërta me njëra-tjetrën se sa me pjesën tjetër të banorëve. 

View this post on Instagram

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)