Kanye West dhe Demna Gvasalia bëhen bashkë për koleksionin e ri të modës

Reperi dhe stilisti i njohur amerikan Kanye West dhe stilisti gjeorgjian Demna Gvasalia, po bashkojnë forcat për një projekt në Gap. Zyrtarisht, projekti quhet Yeezy Gap Engineered by Balenciaga.
Koleksioni bashkon reperin dhe kreativin me famë botërore dhe markën më të kërkuar në planet për momentin.Dorëzimi i parë i Yeezy Gap Engineered by Balenciaga pritet të bëhet në qershor të këtij viti.

Ka shumë pak njerëz që njoh, veçanërisht të kalibrit Kanye, që e kuptojnë vërtet punën time aq mirë. Ai më bën të dal nga zona ime e rehatisë dhe të jem një stilist më i mirë. Nuk ka ego kur bashkëpunojmë, vetëm një shtysë e ndërsjellë për të evoluar dhe për të bërë diçka të madhe dhe të re”.

"Ka njëfarë minimalizmi dhe poezie urbane në estetikën tonë, gjithashtu një dëshirë për të shtyrë kufijtë”, është shprehur Demna duke treguar mbi marrëdhënien dhe kiminë që ka me Kanye.

Në muajt e fundit ata të dy kanë bërë përgatitjen e projektit “Engineered by”.
Balenciaga ka pasur edhe një bashkëpunim me Gucci në vitin që lamë pas por Kanye dhe Demna e shohin ndryshe këtë projekt midis tyre.

Demna sqaron: “Kjo është një sfidë shumë ndryshe. Ky projekt më lejoi të bashkoj forcat me Kanye për të krijuar një modë utilitare për të gjithë.”