Allegri: Duhet ta shohim si pikë të fituar këtë me Napolin, do të doja...

Juventusi barazoi kundër Napolit mbrëmë, por e pa veten në disavantazh. Trajneri Massimiliano Allegri e shikon pozitive pikën e marrë dhe paraqitjen, ndërkohë që nga ana tjetër thekson se kanë ende për të përmirësuar.

“Ishte një ndeshje kokë më kokë po vendet e sipërme të tabelës dhe Napolit i mungonin katër titullarë. Ndeshjen e parë ne na mungonin gjashtë, ndaj janë gjëra që ndodhin. Kishim shansin të shënonim të parët, por ishim të pasaktë dhe nxitonim në 30 metrat e fundit.

Duhet ta shohim si pikë të fituar këtë me Napolin, si diçka pozitive. Do të doja që skuadra ime të ishte më e qetë dhe e fokusuar në fazën e sulmit, por ka të bëjë edhe me karakteristikat e lojtarëve që kemi. Napoli ka disa pasues shumë të mirë, ndërsa ne duhet të përmirësohemi.

Gjithsesi ishte një ndeshje e mirë në përgjithësi. Duhet të shënonim më shumë gola, patëm situata të mira me Chiesa, ndërkohë që patëm edhe shansin për shënim me Mckennie. Mesfushorët duhet të jenë më të mprehtë me pasimin e fundit.

Jemi në vendin e pestë dhe kemi shënuar vetëm 28 gola, kështu që e dimë që është diçka që duhet ta përmirësojmë. Djemtë ishin agresivë, të përqendruar, por duhet të përmirësohemi kur e kemi lojën në dorë dhe të jemi më të duruar.

Nuk duhet të shkojmë përpara me top të gjatë, ose të nxitohemi të shkojmë përpara. Duhet të pasojmë dhe të ngjitemi në sulm gradualisht”, përfundoi Allegri deklaratën e tij për DAZN.