Anëtaret e LGD shkojnë në selinë e PD, gjejnë dyert e mbyllura: Do kthehemi nesër ta çlirojmë

Anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike dhe janë përballur me dyer të mbyllura.

Ata thanë në prononcimin e tyre se nesër do të jetë ta ku do të ekzekutohet vendimi i anëtarëve dhe selia do i kthehet demokratëve.

‘Ju falënderojmë se çfarë pasqyroni.

Ne jemi forumi i gruas sot kishim takim pune me kryetarët e degëve. Siç e parë ju dyer e partisë na janë mbyllur, kemi mbi 31 vite që hyjmë dhe dalim nuk na ka ndodhur as në 1997 ku PD u rrënua dhe hynim dhe dilnim sa herë donim.

Na vjen keq që Basha na ka vendos drynin. Nesër do të jemi bashkë këtu. Me referendum ne shkarkuam Bashën’, tha demokratja.