Ronaldo ‘kërcënon’ Manchester United: Unë largohem nëse...

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Manchester United në përfundim të sezonit.

CR7 po mendon lamtumirën në qershor për shkak të marrëdhënies së vështirë me teknikun Ralf Rangnick.

Kontrata e portugezit skadon në vitin 2023, por Ronaldo ka kërkuar qartësi mbi trajnerin e ardhshëm të klubit, duke lënë të kuptohet se tekniku i ri duhet të marrë edhe pëlqimin e tij.

“Merrni trajnerin e duhur, ose në të kundërt unë iki”, është titulli kryesor i “Mirror Sport”, por edhe Daily Mail dhe Star Sport konfirmojnë se Cristiano Ronaldo nuk ka ndonjë simpati për Rangnick dhe bashkëpunimi mes të dyve duket i vështirë.