COVID-19/ Forcat e armatosura britanike dislokohen në spitalet e Londrës

Rreth 200 personel të Forcave të Armatosura po vendosen për të mbështetur Kujdesin Intesiv (INH) në Londër, ndërsa spitalet përballen me mungesat e stafit.

Mjekët ushtarakë do të ndihmojnë mjekët dhe infermierët e NHS me kujdesin ndaj pacientëve, ndërsa personeli i detyrës së përgjithshme do të ndihmojë në plotësimin e boshllëqeve të shkaktuara nga mungesa të tjera.

Britania po përjeton një rritje të shpejtë të rasteve për shkak të variantit Omicron dhe regjistron më shumë se 150,000 raste të reja çdo ditë.

Por kryeministri Boris Johnson është shprehur se Britania mund t'i rezistojë rritjes pa nevojën e masave të reja kufizuese falë vaksinimit dhe sëmundjes më të butë të shkaktuar nga varianti, por ka paralajmëruar se javët e ardhshme janë sfiduese pasi ka mungesë të stafit.

Qeveria britanike i ka vendosur gjithashtu trupa për të ndihmuar në testet diagnostikuese dhe programet e vaksinimit.

Britania ka regjistruar afro 150,000 vdekje nga ndërlikimet e COVID-19 pas dy vitesh pandemie, strukturat e saj spitalore shtetërore tashmë po luftojnë me mungesën e personelit dhe moralin edhe para se të shfaqej Omicron, sipas një raporti parlamentar të dhënë dje.

Raporti thotë se kriza e mungesës së stafit mund të prishë përpjekjet për t'u shërbyer pacientëve në lista të mëdha pritjeje për trajtim, një problem i shkaktuar nga COVID-19.

Chad Nagpol, kryetar i bordit të Shoqatës Mjekësore Britanike, tha se NHS po përjetonte mungesa të paprecedentë të stafit.

“Edhe pse qeveria i është drejtuar ushtrisë për të ndihmuar Londrën, të mos harrojmë se në fakt po përballemi me një problem kombëtar. Ky është një problem kombëtar dhe ne kurrë nuk kemi hasur në një nivel të tillë mungesash të stafit më parë”, tha ai për Sky News.