Talenti shqiptar ftohet për herë të parë në ekipin 'A' të Sassuolos

Një tjetër talent shqiptar është gati të bëjë hapin e madh në Serinë A. Kësaj radhe bëhet fjalë për Asan Matën, futbollistin e akademisë së Sassuolo-s i thirrur për herë të parë nga trajneri Dionisi në ekipin e parë, për shkak të mungesave të shumta në radhët e ekipit nga Emilia-Romagna.

Ndonëse nuk u hodh në fushë në barazimin 1-1 ndaj Genoas, djaloshit 18 vjeçar do t'i mbetet emocioni i shijimit të futbollit për herë të parë, me mundësinë që në të ardhmen të debutojë në Serinë A.