VIDEO-SYRI TV/ Denoncimi i fortë: Në listën e delegatëve të Bashës, njerëz të vdekur dhe emra të shpikur

Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Rinor të PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një denoncim të fortë nga selia blu.

Duke folur nga jashtë, pasi deputeti Lulzim Basha ka blinduar hyrjet e selisë, Muçollari deklaroi se në listën e delegatëve të Lulzim Bashës në kuvendin e 18 dhjetorit ishin përfshirë njerëz që kanë vdekur.

Muçollari tha më tej se në listë ka edhe emra të shpikur, ndërsa listat janë lexuar 2-3 herë me qëllim që të rritej numri i personave që gjoja ishin bërë pjesë e kuvendit të Bashës.

‘Këta janë një grup njerëzish që e kanë uzurpuar këtë parti.

Gazmend Bardhi mashtron opinionin publik dhe ata pak demokratë që e mbështesin atë. Delegatë të Kuvendit të Bashës janë pak më shumë se 1 mijë prej tyre, dhe ai pastaj ka lexuar nga dy herë dhe tre herë emrat.

831 emra i ka sajuar emrat në mënyrë të qëllimshme, këta emra nuk janë njerëz real, janë shtuar në mënyrë artificiale, 66 janë emra të shpikur nuk ekzistojnë ose janë një pjesë e emrave që kanë vdekur.

Bardhi mashtron opinionit publik’, tha gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Rinor të PD-së, Grigels Muçollari.