Bunkerizimi i PD/ Luka: Basha erdhi i pamerituar dhe do të shkojë me turp

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Lorenc Luka, reagoi për bunkerizimin e selisë së PD-së.

Sipas tij, askush nuk mund të bunkerizojë shtëpinë e lirisë.

“31 vite më parë u kurorëzua rezistenca e patrioteve të vërtetë me themelimin e PD.

Ajo lindi si shpresa e shqiptarëve për DEMOKRACI, LIRI dhe PLURALIZEM.

Ajo lindi si aspirata e shqiptareve për ta bërë SHQIPERINE si EUROPA.

Por sot, fatkeqësisht, anëtarëve të saj të përkushtuar, të ndershëm dhe të respektuar, ish-administratori satrap, i ka bunkerizuar SHTEPINE e LIRISE për një qëllim tepër banal... për të mbrojtur karrigen e tij tashmë të thyer.

Por ish-administratori dhe kushdo tjetër gabon!!

SHTEPINE e LIRISE, PLURALIZMIT dhe DEMOKRACISE nuk mund ta bunkerizojnë kurrë!!!

Erdhi i pamerituar... dhe do shkojë me turp!!” shkruan ai.