VIDEO që po thyen rrjetin/ Si e çmontoi SYRI, Bashën në 3 minuta live

Kjo video e SYRI TV po thyen rrjetet sociale. Ajo është subjekti kryesor i diskutimit, por edhe i ironisë dhe memeve. Brenda pak minutash, SYRI vërtetoi me video live se si Lulzim Basha ka izoluar dhe bunkerizuar selinë e PD me dyer të blinduara.

Pak minuta para publikimit të videos, Lulzim Basha deklaroi gjatë emisionit ‘Open’, se akuzat se kishte blinduar dyert e selisë, ishin marrëzira të servirura për publikun.

Të gjendur para këtij mashtrimi, stafi i SYRI-t u nis drejt selisë së PD-së, ku gazetari Bledi Marku së bashku me operatorin Arsen Dibra arritën të futen brenda godinës nëpërmjet dritares së tualetit dhe arritën të gjenin në koridorete e brendshme dhe të tregonin me video dyert e blinduara që po saldoheshin.

Stafi i Bashës tentoi të zhdukte nga mediat deklaratën e tij mashtruese, por tashmë videoja ishte bërë virale kudo.