", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/January/07/auto_EPP1641546457.jfif", "width": 900, "height": 600 } }

VIDEO-SYRI TV/ Blindimi i PD, PPE reagon ashpër: Basha të respektojë vullnetin e bazës

Blindimi i dyerve të Partisë Demokratike ka sjellë reagimin edhe të Partive Popullore Europiane.

Forumi i Gruas së Partive Popullore Europiane, simotër e Partisë Demokratike në Shqipëri ka reaguar ashpër ndaj kësaj situate, duke dënuar veprimin e Lulzim Bashës.

Duke postuar pamjet nga brenda selisë së blinduar, me anë të një reagimi në Tuiter, Forumi i Gruas së PPE i bën thirrje Bashës që të ndalë këtë sjellje ndaj anëtarëve të PD dhe të respektojë vullnetin e tyre.

“Basha ka vendosur dyer dhe dritare të blinduara, ka thirrur mercenarë të armatosur që i përdorin kundër anëtarëve të PD-së; Ai duhet të ndalet, të sillet si demokrat dhe të respektojë vullnetin e anëtarëve! Shqipëria meriton një opozitë të besueshme” - thuhet në reagimin e Forumit të gruas së Partive Popullore Europiane.