Aktori i njohur do të bëhet baba për herë të tretë, djali i tij 31 vjeçar do të bëhet sërish vëlla
Nicolas Cage i cili u martua per herë të pestë me japonezen Riko Shibata vitin e kaluar po përgatitet të bëhet baba për herë të tretë.
Ishte zëdhënësi i çifti i cili konfirmoi lajmin që kishte kohë që qarkullonte.
“Prindërit e ardhshëm janë shumë të lumtur’ tha zëdhënësi për revistën 'People'.
Foshnja që do të vijë në jetë do të jetë fëmija i parë për Shibatën 31 vjeë dhe fëmija i tretë për 57 vjeçarin Cage.
Nicolas Cage ka një djalë 31-vjeç të quajtur Weston, i cili lindi nga lidhja e tij me Christina Fulton, gjithashtu dhe një djalë 16-vjeçar, Kal-El Coppola, nga martesa me ish-gruan e tij, Alice Kim.
Diferenca në moshë mes foshnjës së porsalindur dhe vëllait të tij më të madh do të jetë saktësisht 31 vjeç.
Nicolas Cage dhe Riko Shibata u takuan në Japoni nëpërmjet një miku të përbashkët.
Cage ishte në Shiga, Japoni në atë kohë për xhirimet e Prisoners of Ghostland.
Cage më vonë tha për Entertainment Tonight se kur pa për herë të parë gruan e tij, Riko Shibata, mendoi se ajo ishte një grua shumë tërheqëse.
Interesante ishte edhe fejesa e Nicolas Cage dhe Riko Shibata.
Cage tha në një intervistë se ai i propozoi Shibata-s në internet dhe i dërgoi unazën e fejesës me korrier.