Dyer të blinduara, hekura dhe saldatriçe - pamje për të mos u humbur brenda PD

Pamje për të mos u humbur nga brenda Partisë Demokratike.  

SYRI arriti të depërtojë brenda selisë dhe zbuloi ato që Lulzim Basha i mohoi deri pak minuta më parë. 

Dhe ajo që zbuloi gazetari Bled Marku dhe operatori Arsen Dibra janë: dyer të blinduara, hekura dhe saldatriçe. Në katin e parë të selisë. 

Për montimin e këtyre dyerve, kuptohet se puna vazhdon ende pasi pajisjet janë aty dhe blindat ndodhen në dysheme, të pamontuara. 

Nga kush ruhet Lulzim Basha?

Nga demokratët dhe anëtarët e PD? 

Të cilët deri dje i përdori për vota dhe interesat e tij personale, ndërsa sot kërkon t'i mbajë jashtë shtëpisë së tyre dhe t'i shpallë armiq? 

Një skandal i përmasave të tilla është i padëgjuar në historinë pluraliste të vendit.  

Shihni pamjet që sjell SYRI TV: