VIDEO EKSKLUZIVE/ SYRI TV futet në selinë e PD, zbulohen dyert e blinduara

Kamera e SYRIT futet brenda selisë së Partisë Demokratike. 

Gazetari Bled Marku ka arritur të kalojë pengesat dhe të jetë brenda selisë. 

Në pamjet ekskluzive që sjell SYRI duken dyert e blinduara në katin e parë të ndërtesës.

Aty ndodhet edhe saldatriçja çka tregon se ende po punohet për blindimin e tyre.

Një skandal i përmasave të paimagjinueshme.

Këto pamje hedhin poshtë mohimin e Lulzim Bashës i cili sonte deklaroi se nuk kishte asgjë të vërtetë në ato që ishin publikuar në media.