FOTO/ Adele blen rezidencën e Sylvester Stallone
Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se këngëtarja e njohur Adele ka blerë rezidencën e Sylvester Stallone në Beverly Hills.
Rezidenca ka gjithësej tetë dhoma gjumi dhe vlera e saj fillestare ishte jo më pak se 110 milionë dollarë.
Por, Stallone thuhet se e ka zbritur çmimin pasi Adele ka këmbëngulur se nuk do të paguajë asnjë shumë që e tejkalon shifrën prej 58 milionë dollarësh.
Shtëpia ka arkitekturë bashkëkohore mesdhetare, një oborr të madh si dhe një dhomë shfaqjeje.