Strazimiri: Bunkerizimi i PD i turpshëm, Basha po vepron me mendje të sëmurë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, i ftuar në emisionin Çim Peka Live, në Syri TV, foli për bunkerizimin e selisë së PD-së nga ana e Lulzim Bashës.

Strazimiri theksoi se bunkerizimi i PD-së është i turpshëm, duke shtuar se Lulzim Basha po vepron me mendje të sëmurë.

“Basha po bunkerizon PD-në.  Është e dhimbshme që të shikosh shtëpinë tënde në këtë mënyrë, është më shumë se dhunim i godinës.

Enver Hoxha bëri bunkere dhe nuk e ndihmoi njeri. Basha po vepron me logjikë të një mendjeje të sëmurë. Jam i tronditur nga pamjet sesi është bunkerizuar kështu selia e Partisë Demokratike”, deklaroi Strazimiri.