Ironia e gazetarit Artan Hoxha: Organizata kriminale B9 paska bashkëpunuar me Bashën
Prej pak ditësh, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi kanë përhapur në mediat pranë tyre një shpifje në lidhje me atë që e kanë etiketuar si organizata kriminale, B9.
Sipas tyre, pjesë e kësaj organizate është edhe biznesmeni Myftar Lumneshi, i cili është parë në oborrin e PD-së.
Po nëse është qesharak fakti se dikush duhet të inkriminohet pse qëndron në oborrin e PD, akoma më paradoksal është fakti se Lumneshi rezulton të jetë një mik shtëpie i Lulzim Bashës.
SYRI publikoi disa foto që e faktojnë një gjë të tillë.
Ndërkohë gazetari Artan Hoxha ka ironizuar në median sociale, duke thënë se organizata kriminale B9 qenka kaq e rrezikshme, sa ka bashkëpunuar edhe me Bashën.
POSTIMI I HOXHES
“Sa e rrezikshme paska qenë kjo Organizata Kriminale “B9”??!!!
Paska bashkëpunuar edhe me Bashën dreqi, mirë që bashkëpunon tani me Berishën, për të marrë me sulm të armatosur godinën e SHQUP-it…
Në fotot 1 dhe 2:
Basha gjate një vizite në Tropojë, nën shoqërinë e Myftar Lumneshit të Organizatës Kriminale “B9”, dale në Tyrben e Dervish Luzhës.
Në fotot 3 dhe 4:
Myftar Lumneshi në oborrin e PD-se, me persona të identifikuar nga Gaz Bardhi si pjesëtarë të grupit “B9”, gjate një tentative të Berishës për të nxjerrë nga selia Lulzim Bashën.