Duka: Deputeti Basha ka uzurpuar selinë e PD, një grup me maska s’merr dot peng godinën

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Malbor Duka, në intervistë me moderatoren Juli Krisafi në emisionin Ora 19:00 në Syri Tv, foli për uzurupimin që Lulzim Basha i ka bërë selisë të Partisë Demokratike.

Duka theksoi se deputeti Basha tashmë e ka uzurpuar selinë e PD-së, duke shtuar se një grup me maska nuk merr dot peng godinën e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

“Sot deputeti Lulzim Basha ka uzurpuar selinë e PD. Demokratët kanë zgjedhur që të mos shkojnë pas Bashës, sepse po bën ndër të tjera edhe akte të dënueshme, duke blinduar dyert. Aktet e Bashës janë larg vizionit që kishim për PD-në. Sa duket ka një tentativë që të zhduket historia e Partisë Demokratike.

Me vendimet që ka marrë Kuvendi i PD-së, Gazmend Bardhi është thjesht deputet ndër 59 të tjerë të Partisë Demokratike. Ai dhe postin që ka në PD nuk e ka me votë, por në mënyrë të jashtëligjshme. Më 8 janar në protestë, çdo demokrat duhet të marrë pjesë, sepse një grup me maska nuk merr dot peng një godinë”, u shpreh Duka.