VIDEO/ Berisha: Në 8 janar demokratët do të shkojnë në shtëpinë e tyre. Basha futi kriminelë dhe vrasës në PD

Nga Gjirokastra, ku mori pjesë në festimet e 31 vjetorit të themelimit të PD, Sali Berisha ftoi demokratët në protestën e 8 janarit. 

Berisha tha se në 8 janar demokratët do të shkojnë në shtëpinë e tyre. 

Ndërkaq, Berisha akuzoi Bashën se duke blinduar dyert e selisë, e shndërroi PD-në në bunker, ku janë futur kriminelë dhe vrasës.

"Në datën 8 janar të gjithë së bashku, në një manifestim proteste, si në një festival, të shkojmë në shtëpinë tonë, në shtëpinë e demokratëve, të zbatojmë vendimin e 44 mijë anëtarëve të PD. Të cilin peng Basha nuk do që ta njoh. Është detyrë, mision. Në vend të kësaj në histori turpi, më të turpshmen, si në romanet e Markezit, apo si dikur në degët e punëve të brendshme të diktaturës hoxhiste, ka tre javë që ve blinde e brava dhe ka shndërruar tempullin tonë, tempullin e demokratëve shqiptarë në një ndërtesë burg, bunker, për punonjësit e saj. Në një ndërtesë të cilën futen banditë, vrasës, kriminelë, me emër dhe mbiemër, por nuk futen dot deputetët e PD, nuk futen dot zyrtarët e saj. Shpiku një lloj si Enveri, derën e kryetarit, nga e cila mund të futet vetëm Lulzim Brava për çështje sigurie dhe asnjë tjetër", tha Berisha.

iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/DOS5ac3V57Y" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen>