Bushati ‘refuzon debatin’ duke tallur Bashën: Nuk mundem, nuk kam asnjë njohuri për blindimin

Analisti Andi Bushati ka ironizuar me situatën e turpshme në selinë e PD-së, pas denoncimit të SYRI-t dhe fakteve të publikuara ku dallohej se si Basha ka blinduar dyert e jashtme.

Duke postuar foton ku dallohet dera e blinduar në seli, Bushati ironizon se ka refuzuar një debat në një TV pasi nuk ka asnjë njohuri për praktika blindimi.

Më ftoi sot një koleg për një debat TV. I thashë nuk mundem, nuk kam asnjë njohuri për praktika blindimi’, ironizon Bushati në Facebook.