FOTO/ Deri dje e kishte mik shtëpie dhe sponsor, sot Basha e akuzon biznesmenin për trafikant

Deputeti Lulzim Basha po rrëshqet gjithmonë e më shumë, duke krijuar një situatë të errët dhe dashakeqe për demokratët, duke i akuzuar si llum, të korruptuar, madje edhe kriminelë e trafikantë.

Një rast i fundit është denoncuar në redaksinë e SYRI-t, pasi Basha i përmendi emrin si trafikant në Britani të Madhe, por deri dje rezulton se e kishte mik shtëpie.

Bëhet fjalë për zotin Myftar Lumeshi që përveç si mik i familjes Basha, gjë e cila provohet dhe nga fotot, dihet që z.Lumeshi ka qënë dhe financues i Bashës.   

Për sa kohe ai financonte Bashën dhe shoqëronte Bashën, ai ishte një demokrat i nderuar, ndërsa sot meqë mbështet Berishën, krejt papritur ai del si trafikant.

Për këtë gjë z.Lumeshi ka ngritur padi për shpifje në drejtim të Gazment Bardhit.