Pas shpifjeve të Gaz Bardhit, Myftar Lumeshi hedh në gjyq atë dhe TV ABC

Për disa ditë me radhë, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza në adresë të biznesmenit Myftar Lumeshi për trafik droge dhe grup kriminal. 

Sulmeve të të shkarkuarve të PD, i është bashkuar edhe televizioni ABC, bashkë me portalin abcnews.al. 

Biznesmeni Lumeshi i është drejtuar Gjykatës dhe ka paditur për shpifje deputetin Gazment Bardhi dhe Televizionin ABC. 

SYRI siguron padinë e Lumeshit depozituar në Gjykatën e Tiranës, ku si Bardhi ashtu edhe televizioni i lartpërmendur do të duhet të justifikojnë akuzat e ngritura.