I uroi vdekjen Beatrix-it, kushërira e saj shpërthen ndaj ndjekësit: Njeri i shpifur
Anxhelina Hadërgjonaj ka treguar mbështetjen ndaj kushërirës së saj, Beatrix, e cila ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother”.
Këngëtarja është kritikuar pasi një lidhje me Donaldin ndërkohë që ky i fundit kishte dhënë shpresa për një rikthim me Bora Zemanin.
“Shpirt i bardhë” ka shkruar Anxhelina krahas një fotoje të Trixës por është përballur me një koment të rëndë.
“Në qoftë se është kaq e bardhë të shkojë në parajsë pra, meqë paska mbetur bardhësia tek ajo”.
Kjo e ka nervozuar Anxhelinën, duke publikuar dhe bisedën.
“Sa pa punë duhet të jesh dhe sa jetë mizerabël duhet të kesh ti që i uron dikujt vdekjen. Njeri i shpifur, të pastë zoti në dorë”, ka shkruar Anxhelina.