Spektakël dhe ‘lumë’ golash në Lazio-Empoli/ Katër shqiptarë në fushë, shënon Bajrami

Lazio barazoi 3-3 mes drithërimave me Empolin, në një ndeshje spektakolare. 

Në fushë luanin katër shqiptarë, me Strakoshën dhe Hysajn që aktivizoheshin për vendasit, ndërsa Bajrami dhe Ismajli për miqtë.

Ndeshja ishte spektakolare dhe e luftuar deri në minutat e fundit.

Për Lazion shënuar Imoble dhe Milinkoviç-Saviç dy herë, ndërsa për Empolin realizoi Bajrami me penallti, Zurkovski dhe Di Françesko.

“Derbi” i shqiptarëve u mbyll në paqe mes polemikave dhe golave të anuluar me VAR.

Me këtë barazim Lazio shkon në kuotën e 32 pikëve në kampionat, ndërsa Empoli me 28.