VIDEO/ Vjedhje spektakolare, me çantat e mbushura plot, blogeres së njohur i vjedhin shtëpinë

Influencueses së njohur italiane si një nga mikeshat më të mira të Chiara Ferragnit ,Martina Maccherone i kanë vjedhur shtëpinë në Milano, kur ajo dhe partneri së bashku me binajkët e tyre ishin jashtë qytetit për festat e Krishtlindjeve.

Lajmin ua ka komunikuar vetë Maccherone 126 mijë ndjekësve të saj me anë të një video të postuar në Instagram.

Në video shihen katër gra të veshura mirë, duke dalë nga porta plot me valixhe.

Të gjitha sendet ishin të vjedhura nga shtëpia e influencueses.

Martina Maccherone, e lindur në 1991 në Brianza ka një të kaluar pune në ekipin e Chiara Ferragni, por sot ajo është Shefja e Influencer Marketing e Westëing (siç shkruan vetë në profilin e saj në Instagram).