Plani Basha-Rama për 8 Janarin/ Banditë në seli, FNSH tek xhamia dhe më pas gaz lotsjellës

Burime të sigurta për Syrin bëjnë me dije se Edi Rama me Lulzim Bashën kanë hartuar një plan të detajuar për 8 Janarin, me qëllim që selia e PD të mbahet peng nga njerëzit e Ramës në opozitë.  

Ministri i Brendshem Blendi Çuçi, burri i Delina Ficos, njeriut që ka hartuar dosjen për Sali Berishën në DASH, ka urdhëruar FNSH të stacionohet tek xhamia dhe më pas PD në oborrin e Kuvendit.  

Ndërkohë, ky stacionim është justifikuar me argumentin se do të jemi aty për të ndërhyrë në rast se ka përplasje. 
Nga ana tjetër, pjesën për të improvizuar përplasjen Rama e pret nga Basha.  

Ky i fundit këtë detyrë ia ka ngarkuar Florenc Hoxhës, ish-polic bashkiak që prej ditësh rri i strehuar me kontigjent kriminal të ardhur nga Tetova dhe Kosova në ambientet e brendshme të PD.  

Kjo është edhe arsyeja e blindimit dhe mbylljes së dyerve për deputetët e PD dhe gazetarët nga ana e Bashës. Hoxha, një ish i dyshuar për kontigjent, gjë për të cilën është njoftuar edhe Basha nga ish-shefi i shërbimit sekret në kohën e Bashës ministër i Brendshëm, ka për detyrë që të krijojë incidentet që më pas, FNSH që komandohet nga bashkëshorti i Delina Ficos, të futet në selinë e PD dhe të përdorë gazlotsjellës për të shpërndarë mijëra demokratët që do të jenë aty për të bërë përmbaruesin e vendimit të tyre të 18 Dhjetorit.