VIDEO+EMRI/ Përplasi nxënësin në Berat, arrestohet shoferi i ‘BMW’
Është arrestuar shoferi i BMW-së që përplasi një nxënës të shkollës së mesme ‘Kristaq Capo’ në Berat.
Ngjarja ndodhi gjatë paradites së sotme, dhe pas aksidentit shoferi i BMË është larguar me shpejtësi, por pak më vonë është arrestuar nga policia.
I arrestuari është Briano Qole, 24 vjeç nga Berati.
Adoleshenti i aksidentuar Zalo Prendi, sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.
Policia Berat/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:45 në aksin Rrugor, Ura e Goricës-Kombinat, shtetasi B. Q., duke drejtuar një automjet tip ‘BMW’, ka goditur një këmbësor rreth 16 vjeç dhe është larguar nga vendi ngjarjes.
I dëmtuari është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.