VIDEO-EMRI/ ‘BMW’ përplas nxënësin dhe ikën me shpejtësi, rëndë adoleshenti

Aksident i rëndë në Berat. Një makinë ka përplasur një nxënës të vitit të parë të shkollës ‘Kristaq Capo’ dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

I aksidentuari është identifikuar si Zalo Prendi dhe është nga fshati Mbreshtan në Berat.

Makina dyshohet të jetë një BMW. Policia po punon për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit.

15-vjeçari i aksidentuar ndodhet në gjendje të rëndë.

Ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ndërsa ende nuk dihet identiteti i gjimnazistit të aksidentuar.