Arsenal bën gati ofertën për transferimin e Vlahovic nga Fiorentina

Skuadra e Arsenalit do të bëjë të pamundurën për  të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit dhe objektivi i parë i klubit prej kohësh është sulmuesi serb Dushan Vlahovic, i cili shkëlqen në fanellën e Fiorentinës.

“Topçinjtë” planifikojnë të dërgojnë një ofertë prej 55 milionë euro për sulmuesin 21 vjeçar, plus mesfushorin Lucas Torreira, i cili është i huazuar në klubin violë. Mediat në Itali shkruajnë se kjo është oferta më e fortë financiarisht që ka marrë Fiorentina për Vlahoviçin.