Sampadoria bën blerjen e parë në merkaton dimërore, Tomas Rincon zëvendëson...

Sampdoria ka bërë blerjen e parë në këtë sezon të merkatos dimërore.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, do të jetë venezuelasi, Tomas Rincon ,ai që do të zëvendësojë Adrien Silvan, që gjatë ditëve të kaluara prishi kontratën me klubin për të provuar një eksperiencë të re me Al-Wahda.

Sampdoria ka arritur marrëveshjen me Rincon, që do të firmosë fillimisht për 6 muaj dhe më pas, në përfundim të sezonit, se bashku me klubin gjenovez mund të vendosë nëse do të vazhdojnë bashkë apo do të ndajnë rrugët.