Tiranë, zhduken pa gjurmë dy adoleshente, Policia nis hetimin

Dy vajza adoleshente janë larguar nga shtëpitë e tyre pa gjurmë që më 5 janar dhe nuk janë kthyer, ndaj familjet kanë njoftuar në Policinë e Tiranës.

Njera nga vajzat, 17-vjeçe, jetonte në Fshatin e Fëmijëve dhe kallëzimin e ka bërë kujdestarja e saj në familjen SOS. Policia tha se “më datë 5 janar 2022, shtetasja P.B, 24 vjeçe, punonjëse në SOS, ka kallëzuar se është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer - një shtetase e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”.

Po ashtu, nga shtëpia ka ikur që dje dhe nuk ka njoftuar se ku ndodhet, edhe një 18-vjeçare nga Tirana. Policia tha se denoncimin e ka bërë nëna e saj: “Më datë 5 janar 2022, shtetasja B.B, 40 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e saj - shtetasja E.B, 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, përfundon po njesoj Policia e Tiranës.