‘Hyrja me autorizim’/ Strazimiri: Askush nuk na kthen në zbrazëti

Një ditë më parë, Gazment Bardhi tha se hyrja në selinë e PD-së do të bëhet me autorizim.

Por ish-deputeti Gent Strazimiri thotë se askush nuk mund ta kthejë PD-në dhe vendin mbrapa.

“Kush mendon se na kthen prapë këtu, në këtë shkretëtirë e zbrazëti, është më jashtë realitetit edhe se Ardian Dvorani me hetuesinë, gardën, oficerët dhe spiunët e Sigurimit në 1990...

KAQ!” shkruan ai.

Më 8 janar, opozita ka paralajmëruar një protestë kombëtare për të çliruar selinë e PD-së nga pengmarrja.

Ndërkohë ditët e fundit kjo seli është blinduar deri në atë pikë, sa i vetmi që futet në godinë është kryetari i shkarkuar, Lulzim Basha.