Sot Epifania, Gjermania kremton festën e Tre Mbretërve

Sot është festa e Tre Mbretërve (Epiphany) në Gjermani. Këngëtarë të rinj nga i gjithë vendi dalin sot nga shtëpitë e tyre. Ata janë kryesisht fëmijë dhe të rinj, të cilët mbledhin me kostumet e tyre, para për bamirësi. Kjo është një traditë që daton në shekullin e 16-të.

Në Shqipëri, Epifania që njihet si dita e Ujit  të Bekuar nga Kisha Ortodokse festohet më gjashtë janar. Fillimisht ishte vetëm një festë e "shfaqjes së Perëndisë" në botë, në formë njerëzore. Ajo përfshinte kremtimin e Lindjes së Krishtit, adhurimin e Magëve dhe gjithë ngjarjet e fëmijërisë, si rrethprerjen dhe paraqitjen në Tempull, si edhe pagëzimin prej Joanit në Jordan.