Parashikimi i motit për ditën e enjte

Përshëndetje nga SHMU!

Vendi ditën e enjte do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në veri , veriperëndim dhe jugperëndim. Borë e dobët në alpe. Gjatë reshjeve parashikohet mjegull e mjegullinë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jug 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe shpejtësi deri në 12-15m/s. Valëzimi në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 13°C në zona e ulëta 5 deri 18°C në zona bregdetare 9 deri 18°C

Ju urojmë një ditë të mbarë!