VIDEO/ Ç'po ndodh te PD? Persona me kapuçë të zinj si hajdutë heqin në errësirë logot e FRPD

Sërish lëvizje, natën në errësirë përreth Partisë Demokratike. 

Persona të dyshimtë, me kapuçë në kokë si hajdutë, kanë larguar pak minuta më parë logon e FRPD nga hyrja e zyrave të Forumit Rinor. 

Denoncimi është bërë nga kryetari i FRPD dhe deputeti Belind Këlliçi i cili ka publikuar në Facebook edhe videon nga ky moment dhunimi i selisë së demokratëve. 

Heqja e logove të FRPD vjen pas bunkerizimit që iu bë selisë së demokratëve duke ndërruar dyert dhe vendosur dyer të blinduara, për të mbajtur jashtë selisë me dhunë demokratët. 

Postimi i Këlliçit
Demokratët nuk zgjedhin këtë të ardhme!
Me njerëz anonimë, me kapuç në kokë dhe vjedhurazi, sonte po hiqen dhe logot e FRPD nga hyrja e zyrave të Forumit Rinor.
Sido që të vendosen adezivët, askush nuk e zhbën dot sakrificën e qindra e mijëra të rinjve të FRPD në këto 8 vite opozitë. Do apo s’do pakica uzurpuese e selisë, FRPD ka qenë, është dhe do të jetë zemra dhe motorri i Partisë Demokratike.
Në 8 janar merr fund kjo marrëzi! Shihemi të gjithë aty, tek shtëpia jonë, tek selia e PD, të shtunën ora 12:00 [✌?]