VIDEO/ Atentati në Vlorë, plumbi brenda në market, pronari: Jemi të rrezikuar

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës.

Nga atentati ka mbetur i plagosur 36-vjeçari Diego Hanaj. Ai ka marrë një plumb në dorë, pasi është qëlluar nga një mjet tip “Audi” me xhama të zinj.

Një nga pronarët e një biznesi pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja, ka deklaruar se është ndjerë është i kërcënuar nga ndodhia.

Ai thotë se biznesi i tij është goditur nga një plumb.

“Një plumb ka goditur biznesin tim. Ndihem i rrezikuar nga kjo ngjarje”, është shprehur pronari i biznesit.