Kupa e Mbretit/ Barcelona shpëton nga turpërimi, fiton me përmbysje ndaj ekipit të Kategorisë së Tretë

Barcelona ka marrë një fitore me përmbysje ndaj Linares, skuadër e Kategorisë së Tretë në Spanjë.  

Skuadra e Xavit triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertë, në sfidën e vlefshme për 1/16 të Kupës së Mbretit.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutat e para me Hugo Diaz.

Barcelona tentoi shpesh të kthente rezultatin dhe ja doli në pjesën e dytë.

Dembele (63’) dhe Jutgla (69’) shënuan golat e fitores për katalanasit.