‘PD nuk është pronë personale’/ Deputeti nxjerr blof Bashën: Nuk mbajti asnjë premtim që ka dhënë...

Për deputetin e PD Edmond Spaho, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Lulzim Basha nuk njeh partinë në të cilën bën pjesë.

I ftuar në emisionin ‘Now’, Spaho deklaroi se PD nuk është një pronë personale e Bashës, por e demokratëve, ndërsa shtoi se ky i fundit nuk mbajti asnjë premtim që ka dhënë për përballjen me qeverinë.

Spaho: Ajo pronë është e demokratëve jo e Lulzim Bashës. Zoti Basha duhet të njohë partinë. Partitë punojnë mbi bazën e statutit. Organi më i lartë vendimmarrës  në PD është Kuvendi Kombëtar. Kemi kaq shumë protesta kundër Edi Ramës dhe rezultati është ky që është sot. Premtoi që do mblidhte faktet e do ja paraqiste komitetit ndërkombëtar dhe do niste betejën ndaj Ramës. Asnjëra nga këto nuk ka ndodhur.