E rëndë/ Qëllohet me armë teksa flinte mbesa e George Floyd

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA.

Mediat atje shkruajnë se mbesa 4-vjeçare e George Floyd, është qëlluar me armë zjarri teksa flinte në stratin e saj, e aktualisht ajo ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mediat amerikane raportojnë se vogëlushja ndodhet në gjendje kritike për jetën. 

Plumbat, siç transmetohet nga ABC 13 Houston, i shpuan mushkëritë dhe mëlçinë, ndërsa i thyen tre brinjë.

Autoritetet policore ende nuk janë në gjendje të dinë nëse sulmi është kryer nga një apo më shumë autorë dhe as motivet e ngjarjes.

Familja e vajzës së vogël shpesh merrte pjesë në marshime dhe mitingje, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e George Floyd.