Futbollisti i Manchester Cityt dërgohet në burgun e sigurisë së lartë

I akuzuar për një numër prej shtatë përdhunimesh dhe një tjetër sulmi seksual, futbollisti i Manchester City, Benjamin Mendy, është dërguar në një burg të sigurisë së lartë.

Teksa pret për gjyqin (24 janar) në të cilin do të njihet edhe me kohën e dënimit, autoritetet angleze kanë vendosur ta transferojnë Mendy në një burg në Manchester, i cili njihet për sigurinë që iu garanton “banorëve” të saj.

Frika e autoriteteve ka qenë ajo e ndonjë sulmi ndaj Mendy në burg dhe në këtë formë kanë dashur të sigurohen për të mos pasur asnjë të papritur.

Sakaq, klubi i Cityt ka vendosur ta pezullojë futbollistin dhe të presë vendimet e drejtësisë për të marrë më pas një vendim përfundimtar lidhur me të ardhmen e tij te “qytetarët”.