Don Xhoni jep një mesazh publikisht drejtuar Donaldit

Aktori, Donald Veshaj ka pasur shumë mbështetje, që kur u bë pjesë e “Big Brother VIP”.

Madje, të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur. 

 

Më i fundit, është reperi Don Xhoni, i cili ka treguar se mes tyre ka një raport shumë të afërt.

Ai ka postuar një foto të Donaldit në "Instastory", krahas së cilës ka shkruar: 

 

“Me ty deri në fund kampion”.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme,  Donaldi fitoi një udhëtim nëpër botë me binjakun e tij, Romeon.