Dokumenti/ Basha shkel ligjin, deputetët kanë të drejtë të futen në çdo institucion

Jo vetëm moralisht është i ndëshkuar tashmë, por Lulzim Basha ka konsumuar edhe vepër penale duke blinduar PD-në me hekura. 

Sot, anëtarët e Komisionit të Rithemelimit dhe deputetët e Partisë Demokratike mbërritën te selia e PD, por dyert i gjetën të mbyllura. 

Jo vetëm të mbylluar, por edhe të blinduara. 

Duke përfituar nga festat e fundvitit, deputeti Lulzim Basha ka urdhëruar fortifikimin e PD, duke mos lejuar futjen e demokratëve brenda saj. 

Mirëpo, deputeti Basha harron se me vendimin e tij, duke penguar deputetët, po konsumon shkelje ligjore. 

Ligji për ushtrimin e veprimtarisë së deputetëve thotë se 'deputeti ka të drejtë të hyjë në çdo institucion'. 

Sot Lulzim Basha pengoi plot 17 deputetë të Partisë Demokratike që të hynin në selinë dhe zyrat e tyre. 

Ja çfarë thonë nenet e ligjit për veprimtarinë dhe kompetencat e deputetëve: